Show-Bizz

Para Eurosong Izraeli ‘nxin’ Shqipërinë: Këngëtarë ballkanas me klipe nëpër kështjella

09:56 - 15.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kur na ndajnë më pak se një muaj nga festivali Eurosong, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Jonida Maliqi, një televizion izraelit i ka dedikuar vendit tonë një kronikë. “Nëse pyet një shqiptar për këngët e preferuara në Eurovision, do të përgjigjet: “‘Mu prish gjiza”, që nënkupton se nuk i intereson fare”, thuhet ndër të tjera në televizionin KAN. Një kronikë me shumë ironi, e cila i përshkruan këngëtarët tanë si ballkanas që i bëjnë klipet e tyre në me makina të shtrenjta dhe kështjella.

Më tej televizioni izraelit flet edhe për daljen e vendi tonë nga sistemi komunist. Moderatorja Lucy Ayoub  tregon gjithashtu se ka pak shqiptarë nëpër botë, por klikohen mbi 100 milionë herë, mirëpo kjo nuk do të thotë se ata i blejnë klikimet. Arsyeja pse ata kanë shumë klikimet është se dinë të bëjnë marketing dhe u shpreh se shpreson që ky marketing i mirë t’i ndihmojë në Eurovision.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.