AKTUALITET

“Rëndë 17-vjeçari i aksidentuar nga Mira Kazhani”, Berisha publikon foton

14:49 - 15.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se gazetarja Mira Kazhani, para pak ditësh aksidentoi një 17-vjeçar, i cili vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.




Në postimin e tij, Berisha thekson se policia ua ka fshehur familjarëve aksidentin e  17-vjeçarit, Nertil Pellumbi. Sipas ish-kryeministrit ata kanë kanë denoncuar në polici ku nuk u është dhënë asnjë informacion, ndërsa i riu luftonte me vdekjen në reanimacionin e Spitalit të Traumës.

Postimi i plotë i Berishës

Tejet e rëndë gjendja e Nertil Pëllumbit, 17-vjeçarit të aksidentuar nga Mira Kazhani!

Miq, edhe pas 9 ditësh lufton me vdekjen në gjendje tejet të rëndë kome në reanimacion Nertil Pellumbi, 17-vjeçari që shtypi me rrota të para të makinës në autostradë, gazetarja e narkoqeverisë Mira Kazhani.

Për të fshehur në mënyrë të shëmtuar e kriminale aksidentin, asnjeri për një jave nuk njoftoi familjarët për fatin e djalit te tyre.

Familjarët gjatë javës që shkoi kërkuan të dinin për fatin e djalit të tyre dhe pyeten në komisariatin e narkopolicisë nr. 3 dhe nr. 6 dhe në drejtorinë e narkopolicisë por nuk morën asnjë informacion për të riun, fëmijën e tyre që luftonte me vdekjen në reanimacionin e Spitalit të Traumës.

Të premten që kaloi ata bënë denoncimin në narkopolici për djalin e tyre si të humbur.

Vetëm ditën e shtunë duke pyetur me të njohur në Spitalin e Traumës ata arritën të gjejnë njeriun e tyre në gjendje tejet të rëndë.

Familjarët akuzojnë Mira Kazhanin se ajo aksidentoi me rrota të para dhe në gjendje të dehur djalin e tyre.

Deri ditën e shtunë në reanimacionin e Spitalit nuk ka pyetur për gjendjen e 17-vjeçarit në kome asnjë person nga policia, gazetar apo njeri tjetër.

Miq, këtu më poshtë në mesazhet e dhimbshme të familjarit të 17-vjeçarit Nertil Pellumbi, zinxhirin e qëndrimeve kriminale ndaj këtij aksidenti nga narko policia, vetë autorja e aksidentit, rrethi i saj etj. sb

“Përshëndetje zoti Berisha, unë jam familjar i djalit të aksidentuar. Policia u mudua ta fshehë ngjarjen në autostradë të gazetares Mira Kazani, po falë miqve të mi, munda ta zbuloj ku ndodhej. Djali  është 17-vjeçar, djali i xhaxhait tim.

Shkova në polici, askush nuk na tregonte për të dhe sot akoma nuk ka ardhur kush të interesohet për të. Mira Kazani ka qenë në Durrës për drekë dhe ka qenë tapë në alkool.

Nertil Pëllumbi quhet djali që u mbajt i fshehtë. Ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Unë të premten shkova te Komisariati Numër 3, pyeta dhe më thanë nuk dimë gjë, mora në telefon 112 dhe i pyta, shkova vetë në drejtori bashkë me babain e Nertilit, se të ëmën nuk e ka dhe pyetëm, as aty nuk dinin gjë. Në komisariat 2 dhe 6, as këtu nuk dinin gjë, pastaj bëmë denocim për të humbur në komisariatin numër tre dhe të shunën e gjetëm nëpërmjet miqve tonë që punojnë në Spitalin Ushtarak.

Pyeti babai i Nertilit dhe ata i thanë që duro pak sa të flasim me mjekun e reanimacionit që të japim përgjigje dhe i thanë hajde shikoje, është një i pa identifikuar, shikoje mos është ai.
Dhe kështu e gjetëm nëpërmjet miqve tanë, askush nuk ka ardhur akoma të interesohet për gjendjen e tij, as policia, asnjë gazetar. Po që është në dijeni për këtë ngjarje, e di i gjithë shteti dhe janë të mërzitur shumë se i është prishur Mira Kazanit makina dhe nuk ka me ça i shtyp tani protestusit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.