SHËNDET

Si ta përdorni kafenë për trajtimet e flokëve dhe lëkurës

15:44 - 15.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Njerëzit në të gjithë botën e duan kafenë, jo vetëm për shijen e mirë, por edhe për përfitimet shëndetësore që ka. Mund të çuditeni, por kjo pije kaq popullore mund t’iu ndihmojë edhe për trajtime bukurie dhe për flokë. Më poshtë janë disa receta shumë efektive me kafe për mirëmbajtjen e flokëve dhe lëkurës.




Ënjtje poshtë syve
Përzieni gjysmë luge gjelle të kokrrave të freskëta të kafesë, ose kafesë së bluar me gjysmë luge së gjelle vaj kokosi, shtoni pak piper të zi dhe disa pika ujë. Vendosni këtë maskë në pjesën e poshtme syve. Pasi maska të thahet, pastrojeni fytyrën me ujë të vakët.

Rënia e flokëve
Përzieni dy lugë gjelle të kafesë së pjekur mesatarisht me 100 ml të vajit të ullirit, të nxehur paraprakisht. Vendoseni këtë maskë në flokë të lagura. Shpërndajeni maskën në gjithë gjatësinë e flokëve dhe mbështillni më pas flokët me letër alumini. Pas 30 minutash, lani flokët me shampo. Aplikojeni këtë maskë 1-2 herë në javë. I gjithë trajtimi i flokëve tuaj me këtë maskë duhet të përfundojë pas 12 herësh.

Celuliti
Përzieni kafenë e pjekur ose kokrrat e saj me sasinë e njëjtë të kripës, ndërsa më pas shtoni disa pika të vajit të ullirit. Avullojeni lëkurën fillimisht, më pas vendoseni këtë skrab dhe masazhojeni fytyrën me lëvizje rrethore. Këtë procedurë duhet ta përsërisni 1-2 herë në javë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.