BOTA

Sulmohet nga zogu më i rrezikshëm në botë, ndërron jetë pronari

13:47 - 15.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Cassowary, një zog me kthetra të gjata dhe mjaft i rrezikshëm, ka sulmuar dhe vrarë pronarin e tij në oborrin e shtëpisë në Florida.




Sherifi i zonës, Joshua Crews, deklaroi se kishte marrë dy thirrje nga pronari Marvin Hajos, 75 vjeç, i cili kërkonte ndihmë pasi ishte sulmuar nga një zog ekzotik.

Vdekja ka qenë aksident, pasi Hajos është rrëzuar dhe më pas është sulmuar nga zogu ekzotik.

Ai ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

“Nuk isha në dijeni se kishte disa të tillë në menaxhim privat. Ngjarja është shokuese. Kisha dëgjuar që ata ishin të rrezikshëm, por gjithmonë mendoja se aftësia e tyre për të vrarë një person ishte një mit urban. Jam shumë i shokuar”, tha Andrew Kratter, i cili menaxhon koleksionin e zogjve në muzeun e Floridas.

Sipas autoriteteve, mbajtja e një zogu të tillë kërkon kushte specifike të kafazit si edhe pronarët duhet të kenë përvojë të konsiderueshme me kafshë të tilla.

Zogjtë Cassowary, të cilët lejohen në Florida përmes Departamentit të Agrikulturës, mund të arrijnë deri në 1.5 metra lartësi si edhe të peshojnë mbi 50 kg.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.