SPORT

Tirana largon frikën në Durrës, fitore me aromë mbijetese

09:34 - 15.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Futbolli është shumë i çuditshëm, aq më tepër ai shqiptar. Tirana nuk fiton kur duhet, por fiton pikërisht aty ku dukej e vështirë, për të mos thënë e pamundur. Pas gjashtë ndeshjeve pa fitore, përjashto këtu 3-pikëshin në tavolinë përballë Kamzës, bardheblutë fitojnë në një transfertë të vështirë si ajo e Teutës, për më tepër në momentin kur durrsakët kërkonin me çdo kusht fitoren për të mos larguar nga zona euro. Kjo isha e diela perfekte për kryeqytetasit, që jo vetëm fitojnë në transfertë, por marrin një ‘dhuratë’ shumë të madhe nga Skënderbeu, me korçarët që çmontuan Kastriotin me një poker golash, një kombinim perfekt që e largon Tiranën me 6 pikë nga zona e ftohtë, ndërsa i ushtron presion nga pranë Luftëtarit.




Të dy trajnerët zbritën në fushë me shumë ndryshime, mbi të gjitha Shkëmbi, i cili ashtu siç kishte paralajmëruar, la në stol një pjesë të senatorëve si Hidi apo Arapi, por as këto lëvizje nuk i ndryshuan fatet e Teutës, pasi Oduamadi me një sprint të jashtëzakonshëm në minutën e 42-të nxori në pah të gjitha problemet e prapavijës durrsake, duke e kaluar Tiranën në avantazh. Si gjithnjë Teuta e nis keq, përpiqet të rifutet në lojë, krijon raste për shënim, por janë të pasaktë në pasin final dhe mbi të gjitha në finalizim. Është e çuditshme se me sa lehtësi Teuta pëson edhe golin e dytë, Kobina dhe Edon Hsani kombinojnë në mënyre perfektë ndërmjet tyre me shkodranin, që shënon dhe golin e dytë për bardheblutë. Teuta rikthehet në lojë me një gol shumë të bukur nga Kamara në minutën e 73-të, por festa e bregdetarëve zgjati shumë pak. Erando Karabeci me një goditje të thatë nga jashtë zonë shënon edhe golin e tretë për Tiranën, duke hipotekuar këtë trepikësh jetik. Nga pretendete për titull, Teuta e sheh vetëm tashmë edhe jashtë Europe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.