AKTUALITET

Video/ “Si e gjeta nënën time biologjike”, historia shokuese e 19-vjeçares nga Kosova

16:36 - 15.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vajzë 19-vjeçare nga Kosova rrëfen për herë të parë në “Fol me psikologen” momentet më të vështira të jetës së saj. E emocionuar Diellza thotë se ishte 16 vjeç kur mësoi krejt rastësisht se ishte një fëmijë i birësuar. Kjo e vërtetë e shokoi dhe pasi u përball me prindërit birësues mori aprovimin e tyre për të kërkuar nënën biologjike.




U lidh me Institutin e Detektivëve privatë dhe u desh të priste 1 muaj që të shihte për herë të parë portretin e njeriut që e kishte sjellë në jetë në një fotografi. Teksa luftonte me veten dhe imagjinonte takimin, u zhgënjye edhe më shumë kur nëna biologjike e mohoi. Ajo shpjegon se nga njëra anë ishte presioni që ndjente dhe dëshira për ta njohur atë dhe nga ana tjetër ishte frika e prindërve që e kishin rritur se mos e humbisnin atë.

Drejtori i “Institutit të Detektivëve Privat” Ndue Pjetra, ka shpjeguar vështirësinë në gjetjen e nënës së Diellzës. Ai thotë se vajza ishte braktisur nga e ëma pasi kishte ardhur në jetë nga një lidhje jashtë martesore. Gjatë kohës që ishte e martuar dhe bashkëshorti ishte emigrant ajo kishte patur një lidhje dashurie, fryt i së cilës ishte 19-vjeçarja. Vendosi ta braktiste dhe e mohon edhe sot pasi nëse dikush mëson sekretin Diellza atëherë jeta e kësaj gruaje do të shkatërrohej së bashku me martesën nga e cila ka fëmijë të tjerë. Pjetra ka sjellë edhe raste të tjera të vështira të cilat kërkojnë më shumë kohë për t’u zbardhur nga detektivët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.