Kryesore

29 minuta me Robert Ndrenikën

15:58 - 16.04.19 Agim Xhafka
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka vite e vite që une e thërras gjigand. Kur e dëgjoi atëherë, duke qeshur më tha: “ç’janë këto zmadhime, mor Gim”. Por ja që sot thuajse gjithë kombi e thërret kështu. I tillë është ai në teatër, në film, por edhe në kafe e në shoqëri.




Ata që nuk e njohin mirë po u them se ky burrë simpatik është mjaft i zgjuar. Është edhe hokatar i madh. Pret e përcjell humor herë me buzë në gaz e herë me të qeshura të forta.

Bert Ndrenika ka një jetë krijuese mbushur me mijëra role. Nëse do ishte ushtarak dhe do i jepnin dekoratë për çdo heroizëm, sot duhej të kishte kostumin e dhjetë se nëntë të parat do i kishte dingaz me medalje e me nishane.


Berti të gëzon sa herë e takon. Mbase nuk e ke parë prej vitesh, por ai të trajton sikur dje mbasdite ishe me të në ndonjë shfaqje, 
ekspozitë a promovim libri.


Për ca vite ne kemi punuar së bashku. Unë kam qënë producenti i tij në mjaft premiera. Dhe kemi pasur një koordinim kaq të sinqertë sa të dy kujtojmë me nostalgji ato mote.


Foto, një kafe me Bertin. U çmalla,por dhe u ndjeva mirë që ai burrë duket rinor, flet djalosharçe dhe qesh e qesh si një fëmijë…


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to kRIST Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Une jam rrit me Bertin dhe mund te flas me shume se ty-Gimo,por na ka ndryshu-jo se u permbys bota.Keto qe thu,a t’i marrim si spiker riabilizimi-se ka kohe qe nuk po e permendin,bile edhe rrugeve nuk po e shohim.

    Përgjigju ↓