SPORT

Asambleja e rekordeve! FSHF mbyll punimet në 80 minuta

10:01 - 16.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Jeton Selimi – Më pak se një ndeshje futbolli! Kaq ka zgjatur Asambleja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila kreu punimet e saj ditën e sotme dhe “lau duart” me vetëm 80 minuta mbledhje, ndonëse ishte parashikuar të zgjaste të paktën 4 orë. Në një kohë rekord, FSHF-ja vendos piketat e reja në statut.

Ndonëse gjithçka miratohet me votim të anëtarëve, ashtu si çdo vit, klubet kanë dhënë votën pro për gjithçka. Krahas së drejtës televizive që ka pësuar ndryshim thelbësor, ku federata propozon të bëhet pronare e vetme pa klubet, teksa të gjithë të deleguarit votuan pro, ka një tjetër rregull që ndryshon, këtë herë për pagat. Nëse deri këtë vit klubet sanksionoheshin pas 3 muajve vonesa të pagesës, tani nëse vonesa kalon 30 ditë, atëherë klubi mund të sanksionohet nga DHZK. Gjatë asamblesë u përjashtuan disa anëtarë dhe të shtohen të tjerë. Shënkolli, Vora, Oriku, Internacional dhe Spartaku janë pesë anëtarë të rinj. Ndërkohë Sukthi, Himara, Adriatiku Mamurras, Pojani, Poliçani, Bilisht Sport, Fieri, KS Vlora, Olimpik janë përjashtuar. Të gjithë me kartonin jeshil në dorë kanë votuar edhe për ndryshimet në Kodin e Disiplinës dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe për votimet në Kodin e Etikës, ndërkohë që po me kartonin jeshil janë bërë ndryshimet në Rregulloren për Statusin e Lojtarit. Hapja e punimeve të asamblesë u bë nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ftoi të pranishmit të mbanin një minutë heshtje për figurat e sportit shqiptar, që kanë humbur jetën në periudhën e fundit.  Ajo që ra në sy në këtë asamble është se nga klubet e Superiores, Grigor Tavo, Safet Gjici dhe Pashk Laska ishin presidentët e vetëm të pranishëm në sallë, ndërkohë që klubet e tjera përfaqësohen nga drejtues të ndryshëm. Në të ishin plot 55 delegatë të pranishëm në sallë. Vora, Himara, Shoqata e Minifutbollit, Elbasani, Kamza, Sukthi, Mamurras janë klubet që nuk kishin paraqitur asnjë dokumentet për të marrë pjesë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.