SPORT

Champions, Murinjo: Juventusi dhe Barcelona mund të eliminohen

12:02 - 16.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zhoze Murinjo paralajmëron, ose ngacmon Juventusin dhe Barcelonën. I intervistuar nga “Russia Today” në prag të ndeshjeve të kthimit çerekfinale të Champions League, tekniku portugez ka thënë se të gjithë duhet të jenë gati për të pritur befasi. Bardhezinjtë presin Ajaksin pas barazimit 1-1 në Amsterdam, ndërsa katalanasit, Mançester Junajtidin pas fitores 1-0 në “Old Trafford”.




“Rezultatet tregojnë se të gjithë e kanë një mundësi. Askush nuk e luan ndeshjen e kthimit me mendjen se është kualifikuar ose e kundërta, që kualifikimi nuk është i mundur. Juventusi dhe Barcelona kanë vetëm një avantazh të lehtë dhe mund të eliminohen të dyja. Sa i takon Sitit, them se ata do të kualifikohen, por është shumë e vështirë dhe unë kam shumë dyshime. Totenhemi mund t’ia dalë mbanë”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.