AKTUALITET

Digjen 2 makina në Elbasan, policia identifikon autorin

08:58 - 16.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy automjete janë përfshirë nga flakët para godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.




Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së hënës, teksa sipas burimeve nga vendngjarja bënë me dije se një automjet është djegur plotësisht dhe një tjetër pjesërisht.

Po sipas burimeve, automjeti tip Volsvagen me Targë, AA 595 KP në pronësi të Hysen Hasekiut është djegur plotësisht , ndërsa  është djegur pjesërisht automjeti tip Skoda me Targë AA 702 DL, në pronësi të Bledar Hoxha.

Të dy automjetet ishin të parkuara pranë njëri-tjetrit para godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë.

Nga verifikimi i kamerave të instaluara pranë Drejtorisë së Policisë, policia ka mundur të identifikojë autorin, cili rezulton të jetë person me precedentë penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.