BOTA

Ime më e kishte ëndërr, po nuk i dilnin paratë

10:01 - 16.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur ishte vajzë kishte dashur gjithmonë të shkonte në Paris. Për Kullën Eifel dhe për katedralen e Shën Mërisë. Po nuk i dilnin paratë. Ndoshta për muaj mjalti. Kur vjen ajo ditë, ç’të bësh më parë: të lësh qimet e kokës për një udhëtim në vend se të kursesh për të blerë shtëpi?! Shkuan në Siçili se ishte më lirë. Pastaj vijnë fëmijët, puna, lloj-lloj mendimesh, më vonë kujton se do të gjesh kohë dikur, në fund dorëzohesh fare. Njerëzve si puna jonë u duhen para edhe për gjëra normale, lere më për udhëtime. Përfundimisht, nuk shkoi kurrë atje.




Kur u ktheva në shtëpi sot, e gjeta me sy ngulur televizorit. I pashë lot. I them: “Hë, mos u mërzit se do ta restaurojnë. Pastaj do të ikim bashkë.” Nuk e binda. “Shiko sa gjynah!” – më tha. Kishte dëshpërim në tonin e zërit të saj. Kuptova se për të nuk po digjej thjesht një ndërtesë, por një ëndërr, një pjesë e rinisë së saj, ai Paris që për njerëzit si ne shkakton emocion vetëm duke e përmendur.

Arsyeja pse shumëkush ndihet keq sot, sinqerisht madje, nuk ka të bëjë me faktin se ia kanë haberin arkitekturës apo se e shohin Katedralen si simbol të krishterimit, por se ndjejnë se ajo në një farë mënyrë u përkiste, se atë ëndërr e meritonin, si shumë të tjera që këto vite janë rrënuar.

Mos u bëj merak mami! Do ta restaurojnë. Pastaj, të çoj unë, sa të kursej ndonjë gjë. T’i mbajmë fort ëndrrat!

– Marrë nga faqja e lëvizjes politike italiane Potere al Popolo.

Arlind Qori


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to kRIST Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Shume fjale,shume zhurme per kete zjarr,ne nje nga kryeveprat boterore,dhe shume foto dhe vidio per rte na treguar djegjen dhe rrenimin e saj,por asnje fjale,si u shkaktua gjithe ai zjarr.Thone se nga grupi qe po e restauronte.Por ai grup ishte ,per ta “rinuar”katedralen,apo per ta …Interesante edhe fakti qe jemi nje jave perpara pashkeve.Jelek verdhet bene e c’nuk bene me Parisin,por nuk dogjen,apo shkaterruan asnje objekt kulti,apo kulture,bile as qeverine franceze,nuk e gerrvishten.Shume mister….

    Përgjigju ↓