BOTA

Profecia shokuese e Nostradamus për djegien e “Notre Dame”

16:40 - 16.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje aksidentale, por që “preku” një nga objektet më të shenjta për Europën, katedralen e “Notre Dame”, ka shokuar europianët. Katedralja u dogj të hënën, ndërsa muret e saj kanë shpëtuar.




Por ajo që shton akoma më tepër habinë për ngjarjen, është se atë e ka parashikuar edhe Nostredamus, një nga parashikuesit më të famshëm të historisë.

“…Zonja jonë do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë…Me ardhjen e pranverës një Kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët…”, thuhet të ketë parashikuar Nostradamus.

Me këto fjalë, Notradamus ka arritur të parashikojë djegien e kishës. Sipas tij, djegia ndodh për shkak të mëkateve të mëdha të njerëzve. Notredamus, astrolog dhe mjek i shekullit të 16-të, përpiloi një libër me parashikimet më të famshme me titullin “Profecitë”.

Ai parashikoi zjarrin e madh të Londrës më 1666, vdekjen e Henrit të Dytë, si dhe ngritjen në pushtet të Hitlerit në Gjermani.

“Notre Dame” vizitohej nga 14 milionë turistë çdo vit. Katerdralja u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme. Ajo u ndërtua në vitin 1267 si tempulli i parë i krishterë në Paris. Emri i saj do të thotë ‘Zonja jonë’ dhe i dedikohet Virgjëreshës Mari./Balkanweb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.