POLITIKË

Tre protestues lihen në burg, Bardhi: Nuk kanë ushtruar dhunë

17:27 - 16.04.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin për protestuesit e arrestuar më 13 prill. Pas një seance që zgjati katër orë, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për tre persona, “arrest shtëpie” për dy persona ndërsa 32 të tjerët janë lënë në gjendje të lirë.




Në burg janë lënë shtetasit Armando Gecaj, Ermond Bushi dhe Eneid Gjata. Më herët, prokuroria kërkoi “arrest me burg” për 16 prej protestuesve. Gjyqi është zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat.

Në dalje të gjykatës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është shprehur se nuk ka asnjë provë për dënimin e tyre.

“Asnjë prej të arrestuarve nuk ka kryer akte dhune. Janë arrestuar me vendim politik të Edi Ramës”, është shprehur Bardhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.