Aktualitet

Trishtimi i shqiptarëve për Notre Dame, gazetarja: Pse nuk reagoni për shtëpinë e Fishtës?

10:26 - 16.04.19 gsh.al

Djegia e Katredrales së Parisit ka trishtuar njerëz në të gjithë botën. Kjo ndjesi nuk kishte se si të mos vërehej edhe ndër shqiptarë, të cilët e kanë shprehur përmes postimeve në rrjetet sociale trishtimin.



Gazetarja Erjona Rusi, e vetëdijshme për humbjen e një prej trashëgimive më të rëndësishme kulturore në kontinent, shpreh habi ndaj shqiptarëve.

“Por, si ka mundësi që nuk jeni po kaq të ndjeshëm dhe nuk reagoni për rrënimin e Gjirokastrës, shkatërrimin e shtëpisë së Fishtës, për betonin e Velierës, për përpjekjen për të prishur Teatrin Kombëtar, për koncensionin e Butrintit, për përmbytjen e Xhamisë së Plumbit?”, pyet ajo.

Postimi i plotë i gazetares Erjona Rusi.

Djegia e Notre Dame është padyshim trishtim se po shuhet një prej ikonave të trashëgimisë kulturore europiane.
Por, si ka mundësi që nuk jeni po kaq të ndjeshëm dhe nuk reagoni për rrënimin e Gjirokastrës, shkatërrimin e shtëpisë së Fishtës, për betonin e Velierës, për përpjekjen për të prishur Teatrin Kombëtar, për koncensionin e Butrintit, për përmbytjen e Xhamisë së Plumbit, e shumë e shumë të tjerë gurë të çmuar të trashëgimisë tonë kulturore e historike që po na i vjedhin, po i shqyejnë, ose thjesht i kanë lënë të rrënohen.
Në fund të fundit të gjitha këto që përmenda më sipër janë pjesë e identitetit tonë shqiptar, ashtu si Notre Dame për francezët.

 

6 3 4 5 2 1
<
>

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *