Është zhvilluar sot gjyqi për grabitjen e 9 prillit në aeroportin “Nënë Tereza”. Një prej të akuzuarve për grabitjen e parave është Admir Murataj, i cili mbeti i vdekur nga përplasja me policinë. Prokuroria ka depozituar në gjykatë certifikatën e vdekjes, ndërsa kjo e fundit kërkon nga organi i akuzës prova të tjera që vërtetojnë vdekjen e autorit. Gjykata ka 2 javë kohë të vërtetëojë vdekjen e Admir Murataj.
Shfaq Komentet (0)