AKTUALITET

VIDEO/ Vrasja e studentes greke, ja çfarë thotë shqiptari nga burgu

11:25 - 16.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqiptari Aleksandër Luca, i cili akuzohet për vrasjen e studentes greke, Eleni Topaludhi, në Rodos ka thyer heshtjen nga burgu.




Sipas mediave greke, ai është pyetur në lidhje me dëshminë që ka dhënë shoku i tij grek, 21-vjeçari, Manolis Koukouras.

Shtetasi grek ka pohuar se shqiptari është fajtor i vetëm i krimit të kryer. Por, pas kësaj deklarate, shqiptari ka reaguar dhe ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

“Unë nuk e di dhe mua nuk më intereson se çfarë thotë greku. Unë kam një avokat”-tha ai.

Por, kjo pistë hidhet poshtë nga babai i studentes, i cili shprehet se greku dhe shqiptari kanë gisht në ngjarjen e rëndë.

 

“E vërteta është e qartë për ne. Ata vepruan bashkë. Tani ju doni të provoni se cili prej tyre e goditi me shufër metalike dhe cili e hodhi atë në det”, u shpreh, John Topaludhi, babai i studentes së vrarë.

Ai këmbëngul që një akti i tillë nuk mund të bëhet vetëm nga një person. Shqiptari dhe greku mbahen në burg për akuzën e vrasjes së studentes, ndërsa nuk kanë asnjë komunikim me njëri-tjetrin.

Shqiptari tregoi në dëshminë e tij, se ishte greku që e qëlloi me shufër hekuri dhe kur vajza ra pa ndjenja e morën në makinë dhe e hodhën nga shkëmbinjtë.

Nga hetimet doli se vajza nuk kishte vdekur nga goditja, por nga mbytja ne det.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.