SPORT

Reja: Nuk kam ardhur për para, doja të drejtoja një Kombëtare

20:00 - 17.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeton Selimi – Edi Reja është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares, i cili ka firmosur një kontratë deri në nëntor, me opsion rinovimi. Në fjalën e tij, tekniku italian theksoi se në karrierën e tij ka firmosur gjithnjë kontrata të shkurta: “Uroj të shkojë gjithçka mirë, edhe pse me shtypin është pak e vështirë, por unë jam i disponueshëm të kem marrëdhënie të mira. Dua të falënderoj presidentin Duka, i cili besoi tek unë. Kemi folur bashkë edhe pas ndeshjes me Turqinë, ku unë isha për të parë lojtarë të ndryshëm. Nuk ishte një ndeshje e mirë, skuadra pati vështirësi. Folëm sërish me presidentin Duka dhe arritëm akordin. Kontrata ime është deri në nëntor. Të mbarojmë këtë fazë të parë dhe më pas të shohim se si do të vazhdojmë. Unë firmos zakonisht kontrata njëvjeçare, sepse janë rezultatet që vendosin. Kisha mundësi të punoja në Itali, por kisha dëshirë të drejtoja një kombëtare dhe ja ku erdhi rasti të drejtoj Shqipërinë.




Dua të përshëndes Panuçin për punën që ka bërë, më vjen keq që u largua. Duka më telefonoi pas shkarkimit të Panuçit dhe jam krenar për këtë ofertë”. Trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë ka ndërhyrë në pyetjen që gazetarët i drejtuan presidentin Armand Duka në lidhje me termat financiarë të kontratës. “Dua të sqaroj diçka. Kam shumë vite që jam trajner dhe paratë në këtë rast kalojnë në plan të dytë. E rëndësishme është të ndërtojmë një grup që të identifikojë kombin”, ka bërë të ditur Reja. Trajneri zbuloi se ka firmosur deri në nëntor të këtij viti me opsion rinovimi, në bazë të arritjeve sportive të skuadrës kuqezi. Trajneri i ri ka shpjeguar dhe filozofinë e tij të lojës, atë që kërkon nga përfaqësuesja shqiptare, por fillimisht kërkon pak më shumë kohë për t’u njohur me ekipin: “Mua më pëlqen të impostoj skuadra me logjikë, kam qejf skuadrat agresive, por jo gjithmonë. Kjo është një punë që duhet ta bëj në pak kohë. Varet nga shumë situata, varet nga grupi, çfarë stimujsh mund të ketë lojtari. Nga vitet që kam gjatë eksperiencës sime, arrij të kuptoj dhe t’u hyjë në kokë lojtarëve. Në këtë punë, kushdo që punon me kombëtaret ngaqë nuk ka gjithë kohën lojtarët, duhet të hyjë në mënyrë sa më të shpejtë në sintoni me ta. Më lini pak kohë të njoh skuadrën dhe të shohim rezultatet”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.