BLUETOOTH

Anxhela Peristeri, në një histori dashurie me këngëtarin e njohur? Zbuloni të vërtetën

17:30 - 18.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Ka ditë që po bën bujë lajmi për një histori dashurie në radhët e “show bizz”-it shqiptar. Ajo një bukuroshe, tejet e kujdesshme për të mbajtur larg gjithë vëmendjen e medias nga jeta e saj private, ndërsa ai i përkushtuar pas muzikës dhe kurrë i përfolur për lidhje me femra. Gjithçka zuri fill që kur dolën zërat për një bashkëpunim mes tyre. Këngëtarët Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku kanë realizuar një klip së bashku, ku duken shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe të gjithë aluduan se ky i fundit mund të ishte partneri i shumëpërfolur. Burime për “Gazeta shqiptare” kanë bërë me dije se ka shkëndija dashurie mes dy artistëve, megjithatë asgjë nuk është pranuar nga ana e tyre. Kujtojmë se Anxhela është ngacmuar vazhdimisht për të dashurin e saj, ka që arritur ta mbajë larg botës rozë. Po këtë herë duket se është më e vështirë për të mbuluar këtë anë të jetës së saj, që Peristeri nuk do ta ndaj me askënd.




Është momenti i të dyve dhe i suksesit që u solli “Muza ime”. Nuk ka qenë i paktë interesi i gazetarëve për të zbuluar qoftë edhe ndonjë detaj të vogël nga historia që po gëlon këto kohë. E pyetur në të gjitha intervistat që ka dhënë, Peristeri ka preferuar të mos flasë dhe të vetmin sinjal e ka dhënë blogeri Olti Curri në emisionin e Rudinës në “Klan” TV, ku tha se zërat që qarkullojnë se këngëtarja është në një lidhje janë të vërteta. Megjithatë, vetë ajo nuk e pranoi asnjëherë publikisht. E ftuar në emisionin “Thumb”, Anxhela sigurisht është pyetur edhe për jetën e saj private dhe mbi hamendësimet për një lidhje mes saj dhe Mateus Frrokut. Moderatoret e kanë ngacmuar lidhur me fizikun e saj, meqë këngëtarja është dobësuar shumë, duke hedhur dyshimet se do kemi dasmë. “Prandaj i them të gjitha këto unë, që të mbuloj lidhjen me Mateusin”, – i është përgjigjur këngëtarja. Më tej, dyshimet u shtuan edhe më tepër kur i pamë së bashku në TV “Klan”. Teksa ishin të ftuar në emisionin “Be Caffe”, Mateus i ka bërë të gjithë lëmsh me deklaratën e tij.

“Me Anxhelën njihemi që kur kemi qenë fëmijë. Me Bujarin gjithë bashkëpunimi ishte kënaqësi. Më takon të zgjedh Anxhelën, jo vetëm për faktin që është një mikeshë e vjetër, një vajzë fantastike, por është një dashuri e kohëve të fundit”, ka thënë Mateus. Por, nuk ka pritur që të ndërhyjë dhe Anxhela duke thënë: “Ja këto thotë dhe i ngatërron njerëzit”. Tek “Zonë e Lirë” përpos bashkëpunimit mes tyre, Anxhela dhe Mateusi folën gjithashtu për ndryshim drastik në pamje. Ata folën gjatë për humbjen në peshës. Anxhela tha se në tre muaj ka humbur 12 kilogramë duke bërë palestër dhe balet. Ndërkohë, Frroku tregoi se prej më shumë se një viti vrapon çdo ditë dhe se ka humbur mbi 30 kilogramë. Të jetë vallë rastësi ky ndryshim, apo një pakt i bërë mes tyre? Ajo që mund të themi me plot bindje është se ata duken mjaft të lumtur nëpër daljet televizive dhe e plotësojnë më së miri njëri-tjetrin. Në horizont po përflaken shkëndijat e një ndjenje, që shpresojmë të jetë sa më e gjatë dhe pse jo të konfirmohet edhe publikisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.