BOTA

Denoncoi se u ngacmua seksualisht nga drejtori i shkollës, 19-vjeçarja digjet e gjallë

11:04 - 18.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nusrat Jahan Rafi pati guximin të denonconte drejtorin e shkollës për ngacmim seksual, por “shpërblimi” që mori ishte vdekja.




Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bangladesh, kur Nusrat vetëm 19 vjeçe, studionte në një shkollë Medreseje.

Më 27 mars, ajo deklaroi se drejtori i shkollës e thirri atë në zyrën e tij dhe e ngacmoi seksualisht.

Ajo arriti të largohej me vrap dhe ndryshe nga shumë vajza në Bangladesh, të cilat zgjedhin të heshtin ndaj abuzimeve seksuale për shkak të turpërimit nga shoqëria dhe familja, Nusrat shkoi në polici për ta denoncuar.

Ajo dha deklaratën e saj dhe në vend që t’i sigurohej një mjedis i sigurtë për shkak të përvojës së saj traumatike, oficeri i policisë e kishte filmuar.

Në video duket qartazi Nusrat, e cila përpiqej të mbulonte fytyrën e saj me duar, teksa polici dëgjohet të thotë se ankesa e saj nuk është me rëndësi.

Por, video u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, dhe drejtori u arrestua. Gjërat u përkeqësuan për Nusrat, pasi dy studentë organizuan një protestë dhe kërkonin lirimin e tij.

Madje kur Nusrat shkoi në shkollë, ata e çuan atë në tarracë dhe e kërcënuan të tërhiqte padinë ndaj drejtorit. Kur ajo refuzoi, ata i hodhën vajguri dhe i vunë flakën.

Sipas shefit të hetimeve, Banaj Kumar Majmuder, plani i tyre ishte që të dukej si vetëvrasje. Por, Nusrat u shpëtua dhe arriti të jepte dëshminë, para se të ndërronte jetë si pasojë e djegieve të shumta.

“Mësuesi më preku, unë do ta luftoj këtë krim deri në frymën time të fundit”, u shpreh Nusrat, e cila mundi të identifikonte disa nga autorët e sulmit.

Vdekja e Nusrat ka ngjallur protesta dhe mijëra njerëz kanë përdorur mediat sociale për të shprehur zemërimin e tyre për rastin e saj dhe trajtimin e viktimave të sulmeve seksuale në Bangladesh.

Policia ka arrestuar 15 vetë, shtatë prej të cilëve dyshohet se janë përfshirë në vrasje. Midis të arrestuarve janë dy studentët që organizuan protestën në mbështetje të drejtorit të shkollës.

Vetë drejtori i shkollës mbetet në paraburgim. Ndërsa polici i cili filmoi denoncimin eNusrat është larguar nga posti i tij dhe është transferuar në një departament tjetër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.