SPORT

Duka: U takuam në Shkodër, e mbyllëm në Bolonja

09:10 - 18.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë prezantimit të trajnerit të ri, Armand Duka ka zbuluar prapaskenat e kësaj tratative, e cila ka nisur në Shkodër dhe është pasuar nga një takim të dytë në Bolonja: “Mendoj se kemi bërë më të mirën. Pasi të përfundojë, do të shohim nëse kemi bërë mirë apo keq. Një trajner me eksperiencë, besoj se do të japë atë që ka nevojë ekipi ynë. Kemi lojtarë cilësorë. Kanë nevojë për një ekspertizë, për një motiv dhe besoj se Reja i ka cilësitë për ta bërë këtë”. E vërteta e takimit në Shkodrës? “Jemi takuar pas ndeshjes, patjetër që i kam kërkuar një opinion, ‘e njihni Shqipërinë, e keni parë më parë’. Pa e menduar se do të jetë ai, trajneri i Shqipërisë.




Pastaj kemi folur në telefon, jemi takuar në Bolonja. Gjëja që më ka bindur më shumë dhe që besoj se është zgjidhja e duhur është eksperienca e madhe dhe mënyra si i ka trajtuar problemet. Kishte informacion për të gjithë futbollistët që janë jo vetëm në Kombëtare, por edhe rreth e rrotull”, theksoi ndër të tjera presidenti Duka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.