KULTURË

FËMIJËT E LUFTËS/ Vizatimet e vitit 1999

21:00 - 18.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli  – Një shtëpi e verdhë e përpirë nga flakët ka zënë një fletë A4. Gjuhëzat e kuqe të zjarrit dhe shtëllungat e zeza duket se i kalojnë qoshet e fletës. Tri shtëpi të tjera janë shkrumbuar. Pemët nuk janë më jeshile dhe nuk në degët e tyre nuk sheh më asnjë gjethe. I ngjajnë një dimri të ftohtë trupat e tharë. Çatitë e kullave kanë rënë dhe në vend të tyre shihet e zeza e boshit. Oborri i madh ka bar të djegur. Kanë lënë pas ëndrrat e thyera e janë nisur me rrobat e trupit pa e ditur se ku po shkojnë. Kanë ikur nga sytë këmbët vetëm për të ikur. Kosovë, 1999. Këto janë veçse dy prej vizatimeve të fëmijëve të luftës. Janë fëmijët që e i lanë shtëpitë në mesnatë, sepse fshati përpihej nga flakët dhe krismat dëgjoheshin nga çdo anë. I zgjuan dhe i nxorën prej krevateve të ngrohta, e rrugës nga iknin prej aty, shihnin tmerret e luftës. Flakë e zjarr, armë e krisma. Shkretimi i shtëpive linte pas jehonën e të qarave. Vizatojnë fytyra të përlotura, që të shohin në sy. Vizatojnë dhimbjen që njohën në moshë të njomë. Vizatojnë të vetmen botë që mbajnë mend, sepse e gjithë ç’dinin para saj është fshirë, siç fshin një dhembje e madhe çdo gëzim të vogël. Kamionë të mbushur me njerëz ecnin rrugëve si të çmendur. Të gjithë iknin, rrekeshin t’i iknin vdekjes. Kërkon vetëm pak centimetra vend në makinat që niseshin rrugëve të zbrazëta. Ekzistonte frika e patrullave, ekzistonte dhe frika e kurtheve. Fëmijët nuk mund të luanin më, ata u bënë “ushtarë” të një loje më të madhe, duhej t’i shpëtonin vdekjes.




Siç shihet nga vizatimet, gjurmët e traumës psikologjike shprehen qartazi në shumë nga punimet e para të vogëlushëve, traumë, e cila gradualisht u arrit të mposhtej duke u zëvendësuar me vizatime gjithmonë e më optimiste, me ëndrrën për një të ardhme në paqe dhe për një rikthim sa më të shpejtë shtëpitë e tyre në Kosovë.
Pas vizatimeve të maktheve që kishin parë, fëmijët nisën të vizatonin shtëpitë e tyre të reja, fusha me lule, një urë kryelartë pas të cilës naltohej një shtëpi e re dhe deti, deti me valë të paqta që i dorëzohej pushtetit të diellit.
20 vjet më pas disa prej atyre fëmijëve janë në Tiranë e për t’u përballur më të shkuarën.

57056120_902389670106493_7361579777909587968_n 57471831_1344564309001732_2763764218925678592_n 57485202_322723101707912_6006734977201340416_n 57485780_1253125701544780_5558603939282157568_n 58419431_1221852567963070_6460177626945290240_n 57161031_2255990841328793_8793173015677370368_n 57244811_2081833961935682_9201445356930334720_n 57203874_2368219676792605_5465890825315549184_n
<
>

Gjatë periudhës 1998-1999 dhuna dhe terrori serb detyroi mbi 600 mijë kosovarë të largohen nga trojet e tyre drejt Shqipërisë. Mikpritja dhe ngrohtësia vëllazërore e popullit shqiptar e lehtësoi sadopak dhimbjen dhe traumën që ata po përjetonin.

Në këtë emergjence njerëzore, Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Qendrën e Traumës dhe Torturës (QSHDNJ/QTT) u angazhuan me programe në fushën e trajtimit psikologjik dhe mjekësor në Tiranë dhe Durrës. Gjithashtu, u hapen 36 shkolla verore/argëtuese, ku mësues dhe ekspertë të edukimit, vendas dhe kosovarë u angazhuan për rehabilitimin e një numri të madh të fëmijëve të traumatizuar kosovarë. Numri i personave qe përfituan nga këto shërbime arrin afërsisht në 40 mijë.
20 vite më pas, një ekspozitë në Qendrën për Hapje e Dialog sjell përvojat e fëmijëve.

Ekspozita është një bashkëpunim mes COD dhe QSHDNJ (Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut). Për here të parë këto punime u ekspozuan në Prishtinë, në gusht 1999, menjëherë pas çlirimit.

FEMIJET
Nga gjithsej 11.840 të vrarë shqiptarë në Kosovë gjatë luftës së fundit që ka përfshirë periudhën mars 1998 qershor 1999 në mesin e tyre llogariten të vrarë 1.392 fëmijë apo 11% nga viktimat totale kanë qenë fëmijë. Edhe me i dhimbshëm rezulton fakti se në mesin e 1.392 fëmijëve të vrarë 296 prej tyre kanë qenë nën moshën 5 vjeç.
Këto shifra kanë dalë nga historiani kosovar Jusuf Osmani, i cili për vite të tera pas luftës ka hulumtuar dhe mbledhur të dhëna në lidhje me bilancin e dëmeve njerëzore dhe materiale që i janë shkaktuar Kosovës nga Serbia, me fokus periudha e luftës. Historiani Osmani gjitha të gjeturat e tij i ka mbledhur në dy libra të veçanta ilustruar me fakte dhe të dhëna që pasqyrojnë pasojat shumëdimensionale që ka përjetuar popullata në Kosovë. “Në shumë vendbanime është hasur vrasja e fëmijëve në djep, pastaj vrasja në duart e nënës, vrasja dhe pastaj djegia e tyre, në vendbanime ku popullata është strehuar nëpër male janë hasur raste të masakrimit për së gjalli të fëmijëve, pastaj vrasja e nënave shtatzënë”-thotë autori Osmani në librin e tij ‘Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998 – 1999’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.