AKTUALITET

“Gazetarët të fyer e të kërcënuar”, Reporterët pa Kufij: Ofendimet nga Rama dhe politikanët, të paprecedentë

12:41 - 18.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Indeksi i Lirisë së Medias në botë për vitin 2019, i përpiluar nga Reporterët pa Kufij, tregon se si urrejtja ndaj gazetarëve ka degraduar në dhunë, duke kontribuar në rritjen e frikës.




Liria e medias në Shqipëri ka rënë me 7 vende, duke u listuar tashmë në vendin e 82, nga 180 vende gjithsej.

Sipas raportit, liria e medias është e censuruar, ndërsa gazetarët intimidohen dhe kërcënohen si nga qeveria ashtu dhe nga krimi i organizuar.

Rruga për në BE është e gjatë”, thuhet në shkrim ndërsa me tej vijon me faktin vetë-censura është gjerësisht e përhapur dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale.

Sulmet në medie, si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar, arritën në një nivel të paprecedentë në 2018.

Gazetarët iu nënshtruan fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe procedimeve ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit.

Politikanët, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i quajnë gazetarët kazan dhe prodhues lajmesh të rreme.

Kryeministri ka propozuar një ligj që ka për qëllim të forcojë kontrollin e shtetit mbi median elektronike dhe, siç thonë kritikët, të kufizojë aksesin tek lajmet dhe informimi.

Një raport i përbashkët i publikuar nga Reporterët pa Kufij dhe BIRN, në mars 2018, nxori në pah një numër kërcënimesh që i janë bërë medias në Shqipëri.

Raporti gjeti se standardet rregullatore të medies po manipulohen në favor të interesave të qeverisë dhe pronësia e mediave televizive është përqendruar në duart e pak biznemenëve të mëdhenj.

Kjo ka krijuar një situatë në të cilën vetë-censura është gjerësisht e përhapur  dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale”, thuhet në artikull referuar Shqipërisë.

Por, edhe në botë, numri i vendeve që konsiderohen të sigurta ku gazetarët mund të punojnë në kushte sigurie të plotë, vazhdon të bjerë, ndërsa regjimet autoritare vazhdojnë të forcojnë kontrollin e tyre në media.

Indeksi, i cili vlerëson gjendjen e gazetarisë në 180 vende çdo vit, tregon se është përhapur një klimë intensive e frikës, duke shkaktuar një mjedis jo të sigurt raportimi.

Armiqësia ndaj gazetarëve e shprehur nga udhëheqësit në shumë vende, ka nxitur akte gjithnjë e më serioze dhe të shpeshta të dhunës, duke nxitur një nivel të paprecedentë frike dhe rreziku për gazetarët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.