BLUETOOTH

Madonna bën këngë me të/ Maluma shpërthen në të qarë nga emocionet

15:01 - 18.04.19 gsh

Është publikuar kënga e Madonnës dhe këngëtarit të dashur për publikun, Maluma.  Mbretëresha e Popit dhe artisti urban nga Kolumbia për herë të parë ishin takuar në prapaskenën e VMA-së më 2018 me ç’rast kishte filluar edhe komunikimi i tyre rreth një bashkëpunimi, shkruan Billboard. Por më shumë sesa gjithë publiku emocionin duket se e ka ndjerë vetë Maluma, i cili ka shpërndarë në Instagram një video ku shihet duke qarë nga emocionet e këngës së re.  “E pamundur të përmbajë lotët dhe emocionet pasi kam dëgjuar këtë”, është shprehur ai. “Nuk e dini gëzimin dhe çfarë përfaqëson kjo në jetën time. Ju thosha se është mirë të ëndërrosh”.



 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *