Rajoni

“Na dëmtoi në luftë”, Greqia i kërkon 269 miliardë euro Gjermanisë, pas 74 vitesh

13:58 - 18.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Greqia do t’i kërkojë Gjermanisë që të paguaj dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore. Parlamenti ka miratuar me shumice votash mbrëmjen e së mërkurës një rezolutë që është konsideruar historike.




Ndërkohë që vetëm Partia Komuniste doli me një propozim të veçantë, shumica e liderëve të partive opozitare dhanë konsensusin e tyre, por duke argumentuar se kjo ishte një lëvizje për të fituar vota para zgjedhjeve.

Sipas kryeministrit Tsipras, Greqia kurrë nuk ka hequr dorë nga kjo kërkesë morale në këto 74 vite.

“Qeveria greke do të dërgojë menjëherë një note tek qeveria gjermane për dëmshpërblimet e luftës për fatkeqësitë materiale dhe shkatërrimin e forcës prodhuese të vendit, për kompensimin e viktimave dhe të afërmit e tyre nga krimet e luftës, për shlyerjen e kredisë që Gjermania na ka marrë në kohën e pushtimit dhe për kthimin i thesareve arkeologjike të vjedhura”, tha Tsipras.

Vlerësohet se në notën dërguar Berlinit, shuma që i kërkohet Gjermanisë që të pagiajë është 269.5 mld euro, shumë që përkon thuajse me borxhin kolosal grek.

Ndërkohë që Berlini me anë të zëdhënësit të qeverisë ka ripërsëritur se çështja e dëmshpërblimeve është e zgjidhur dhe se Gjermania nuk ka asnjë borxh ndaj Greqisë.

Athina thuhet se do të përdorë gjithë mënyrat diplomatike dhe më pas ligjore duke çuar çështjen ne gjykatat gjermane, në Këshillin Europian dhe në OKB.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.