BOTA

Pasi bëri shqiponjën, Salvini i quan shqiptarët bandit: T’i largojmë nga qyteti

11:32 - 18.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri italian duket se nuk i ka shumë qejf emigrantët. Megjithatë vetëm pak ditë më parë ai u fotografua duke bërë shqiponjën, dhe ky gjest u mor si një “paqe” mes Salvinit dhe shqiptarëve, por duket se nuk ka zgjatur shumë. Mbrëmjen e djeshme ai ka reaguar pas një sherri që ka ndodhur në një lagje të Ferraras. Sherri mes shqiptarëve dhe nigerianëve bëhet me dije se ishte për shpërndarjen e drogës. “Përleshje e madhe me thikë mes një shqiptari dhe 2 nigerianëve në lagjen Gad të Ferrara-s. Më 3 Maj do të jem në qytet dhe në orët në vijim do t’u kërkoj të gjithë prefektëve që të nxjerrin një plan për të larguar banditët në qytet. Atë që nuk e bëjnë dot kryebashkiakët, e bëjmë ne“”, ka shkruar ai në Twitter.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.