SPORT

Reja dhe Duka në unison, duan Lenjanin në Kombëtare

11:56 - 18.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tomas Strakosha dhe Ermir Lenjani ishin dy çështjet më të nxehta, që u krijuan nën menaxhimin e Kristian Panuçit. Portieri u la jashtë për arsye vonese, ndërsa i dyti reagoi se nuk do të vishej më kuqezi sa kohë të ishte Panuçi trajner. Gjatë konferencës për shtyp të prezantimit të trajnerit të ri të Shqipërisë, Edi Reja, “Balkan Web” u fokusua te kjo çështje, duke pyetur si trajnerin e ri, ashtu edhe presidentin Armand Duka. Reja u pyet sesi e gjykon këtë qëndrim të lojtarit, pasi një sjellje e tillë mund të jetë problematike në të ardhmen. “Ai duhet të shohë Kombëtaren, jo për trajnerin, por për veten dhe federatën.




Por, ka bërë 6-7 gola këtë sezon dhe është një lojtar me vlera të mëdha. Është më shumë ofensiv dhe disi më pak defensiv. Të gjithë lojtarët duhen vlerësuar dhe të shikojmë në çfarë gjendje janë, më pas do bëjmë grumbullimin”, u shpreh trajneri 73-vjeçar. Ndërsa për presidentin Duka, pyetja ishte në një tjetër spektër, pasi pak vite më parë, nën drejtimin e De Biazit, u vendos se nuk do të grumbullohej më kurrë me Kombëtaren një lojtar që e refuzon atë. “Në 2 këndvështrime nuk do të t’i thosha ‘jo’ Lenjanit, sepse më ka gëzuar me kontributin e tij në Kombëtare prej më shumë se 7-8 vitesh. Do ta kushtëzoja shumë një trajner të ri po t’i thosha që s’do të marrësh këtë. Pavarësisht se çfarë thuhet, Lenjanit i ka shkuar ftesa me shumë vonesë, të përcaktuara nga rregulloret e FIFA-s”, deklaroi Duka, duke “justifikuar” në një farë mënyre shpërthimin e anësorit të Sionit një muaj më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.