BOTA

Rindërtimi i Notre Dame, mblidhen 1,000,000,000 € për dy ditë

11:38 - 18.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fondi për të rindërtuar Katedralen e Notre Dame ka arritur tashmë një miliard euro. Stephane Bern, personalitet televiziv që lançoi thirrjen me shprehjen se “Notre Dame ishte një mik i ngushtë që për pak u shua”, njoftoi ditën e djeshme se donacionet kapën shifrën e një miliard eurove.




Kompanitë e fuqishme franceze janë ndër ato që kanë premtuar fonde për të rindërtuar katedralen mesjetare, e cila u përfshi nga flakët të hënën pas një aksidenti të mundshëm në papafingo.

“L’Oreal” premtoi 200 milionë euro të martën, teksa edhe grupi i mallrave luksoze LVMH i drejtuar nga Bernard Arnault, njeriu më i pasur në Francë, ka premtuar të njëjtën shumë.

Multimilarderi Francois-Henri Pinault dhe kompania e naftës “Total” gjithashtu kanë premtuar 100 milionë euro secila.

Presidenti Emmanuel Macron ka pohuar se katedralja do të rindërtohet “edhe më e bukur” brenda pesë vitesh, gati për Olimpiadën e Parisit në vitin 2024.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.