Show-Bizz

Më të dashuruar se kurrë/ Arbana dhe i dashuri saj nuk i kursejnë deklaratat në Instagram

13:11 - 18.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse asnjëri nga të dy nuk ka konfirmuar, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë çift. Regjisori dhe moderatorja nuk kanë dhënë asnjë reagim pas lajmeve që prej disa kohësh po jetojnë një histori të bukur dashurie. Megjithatë në rrjetet sociale ata e kanë ‘vulosur’ tashmë raportin që kanë.




Në një foto të Arbanës ku shfaqet në të përditshmen e saj, komenti i të dashurit të saj ishte ai që na ra në sy. “Mosss..Prandaj më paska ikur dielli nga Londra mua”,-shkruan Eduarti në foton e moderatores. E duket se një koment të tillë ka bërë edhe vetë prezantuesja e “Dua të të bëj të lumtur”, në një foto të regjisorit pak ditë më parë. “Prandaj paska dalë dielli në Londër”,-ka shkruar moderatorja para disa ditësh në një foto të publikuar nga regjisori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.