Bota

Të pozosh kur sapo ke lindur? Princeshë Diana ka rrëfyer dhimbjen e vërtetë

15:02 - 18.04.19 Gazeta Shqiptare

A do të pozojë Meghan Markle me foshnjën e sapo lindur apo jo? Është kjo një çështje që ka shkaktuar diskutime të shumta në Britaninë e Madhe.



Duke iu referuar deklaratës së çiftit më herët, se dëshironin që t’i mbanin disa gjëra private dhe në kohën e tyre, dyshohet se edhe me prezantimin e foshnjës së sapolindur, ata mund t’i largohen traditës.

Por, pas publikimit të rrëfimit të Princeshë Dianës, kur ka pozuar me Princ Uilliam në krahë, shumë po i japin të drejtë Meghan nëse do të zgjedh të mos fotografohet.

Dukesha e Kambrige, Kate Middelton, ia doli më së mirë që të pozonte me foshnjat e sapolindura, si edhe Princeshë Diana më pra.

Por, nëse Kate ndoshta nuk do ta diskutojë atë publikisht, Princeshë Diana ka rrëfyer me sinqeritet ndjesitë pas asaj fotografie.

Në librin “Call Me Diana” nga Nigel Cawthorne, Princesha Diana përshkruan momentin kur ajo e prezantoi princin Uilliam në vitin 1982.

“Kur u largova nga spitali, mezi vendosja këmbët drejt. Plaga po më dhimbtë. Ishte një sforcim që të qëndroje atje drejt dhe të buzëqeshje, qoftë edhe për vetëm disa minuta. Sapo makina u largua nga shikimi i fotografëve, unë shpërtheva në lot”, mësohet të jetë shprehur ajo.

Megjithatë, pavarësisht eksperiencës së vështirë, Princeshë Diana pozoi përsëri vetëm dy vite më vonë, kur Princi Harry erdhi në jetë.

Mbetet për tu parë nëse Meghan do të vijë këtë traditë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *