AKTUALITET

Tentoi të përdhunonte 13-vjeçaren/ Zbardhet dëshmia e 50-vjeçarit kanadez

12:20 - 18.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka zbardhur ngjarjen në Durrës, ku një 50-vjeçar kanadez ka tentuar të përdhunojë një minorene hungareze. Bëhet me dije se kanadezi prej disa kohësh qëndronte në Durrës dhe e kishte takuar 13-vjeçaren rastësisht, duke i kërkuar që ta shoqëronte deri tek pallati, pasi mendonte se kishte humbur. Kur kishin arritur tek hyrja e pallatit, 50-vjeçari i ka kërkuar që ta shoqërojë deri tek apartamenti, por vajza e mitur ka kundërshtuar.




Në këtë moment ai ka nisur ta tërheq zvarrë nga krahët dhe e mitura ka kërkuar ndihmë. Kanë qenë disa banorë të zonës që kanë ndërhyrë menjëherë, duke ndihmuar vajzën si dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë. I pyetur në polici, kanadezi tha se e gjitha ishte një keqkuptim, pasi ai e kishte përqafuar për ta falenderuar dhe nuk kishte asnjë qëllim tjetër.  Ndërkohë, vajza nga Hungaria është marr në pyetje në prani edhe të një psikologe ka pohuar se 50-vjecari ka tentuar ta fuste forcërisht në apartamentin e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.