Kryesore

Amerikanët e mirë kur vdesin shkojnë në Paris, të këqijtë mbesin në Amerikë

13:12 - 19.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndonjëherë qindra fjalë nuk mjaftojnë për të shprehur një ndjesi, por ka raste që një fjali e shpreh në perfeksion gjithçka që duam të themi. Jo kushdo e ka aftësinë t’i thotë të gjitha duke shkruar shkurt, por disa munden dhe jo më kot i njeh gjithë bota. Ne kemi sjellë për lexuesit vetëm disa grimca të pasurisë së pafundme botërore të fjalëve.




Thonë se amerikanët e mirë kur vdesin shkojnë në Paris kurse ata të këqijtë kur vdesin mbesin në Amerikë.
Oskar Wilde

Nji burrë në hënë nuk do jetë kurrë interesant sa një grua në diell.
Leopold Fechtner

Nuk asht se kam frikë të vdes. Thjesht nuk do doja të isha aty kur kjo të ndodhë.
Woody Allen

Kokaina është mënyra që ka Zoti për thënë që po bën para me tepri.
Robin Williams

Ime më ishte gjithmonë kaq e dehur sa kur vendosëm t’a çonim për një kontroll mjekësor gjetën 2 përqind gjak në alkoolin e saj!
Robert de Niro

Të jesh  i pafajshëm është e rrezikshme se nuk ke alibi.
Boris Makaresko

Mes dy të këqijave zgjedh gjithmonë atë që nuk e kam provuar.
Mae West

Ndryshimi mes gazetarisë dhe letërsisë? Gazetarinë s’ka burrë që e lexon kurse letërsinë s’e lexon njeri.
Oskar Wilde

Urtë! Përndryshe se ndëgjoj dot zhurmën e flokëve të tua që rriten!
Neil Simon

Më mungojnë vetëm një milion dollarë për të qenë milioner!
John Candy


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.