AKTUALITET

AMF dhe DPPPP, trajnim për subjektet që mbikëqyrin

18:00 - 19.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njoftoi se në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) organizoi ditën e djeshme një trajnim për subjektet që mbikëqyren nga Autoriteti. Sipas AMF-së, pjesëmarrës në trajnim ishin përfaqësues nga tregjet financiare jo bankare si agjentë, brokera e shtëpi brokerimi, shoqëri të sigurimit të jetës, përfaqësues nga shoqëritë administruese të fondeve të pensioneve etj.. AMF tha se ky trajnim është në kuadër të adresimit të rekomandimeve të Komitetit MONEYVAL të Këshillit të Evropës, të cilat janë shoqëruar me ndryshime të akteve rregullative në vend. Sipas njoftimit, drejtues dhe ekspertë nga AMF dhe DPPPP prezantuan ndryshimet ligjore, aktet nënligjore dhe udhëzimet e lidhura me to.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.