AKTUALITET

Delvinë/ Tragjeditë e mëdha të Terezës

21:42 - 19.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në Delvinë ku takuan Terezën 28 vjec. Ajo ka një histori të dhimbshme. Babai i ka ndërruar jetë kur ishte 15 vjeç. Por jeta u tregua mizore me të pasi edhe bashkëshorti i ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë.




“Kam një motër dhe një vëlla. Isha në dhomë, i them motrës do shikoj për babin por ai nuk merrte frymë. Kishte vdekur. Jeta vazhdoi, në det njoha bashkëshortin, më propozoi. Ne kishim një lokal, nuk ecte puna. Por ai ishte sëmurë, ishte i këputur. Si përfundim e binda të bënte analizat, mjeku tha se burri im ishte rëndë. Erdhëm në Tiranë. Ishte muaji jonë i mjaltit ai, mjekët në Tiranë më thanë se burri ka leucemi akute. Nuk doja që ta besoja.

Në datën 24 tetor ishim në krevat në spital. Në një moment ai u rrotullua dhe pësoi krizën e parë. Unë ulërita me të madhe. Ai më tha mos u merakos për mua. Mora djalin në telefon i thashë: thuaj babit që e do shumë”. Më tha “ Ah moj Terezë…” nuk e shpëtova dot më!”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.