SPORT

Dështimi sjell revolucionin, në dyshim edhe Kristiano Ronaldo

14:20 - 19.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eliminimi në Champions League dhe titulli në Serie A i hipotekuar i detyron drejtuesit e Juves të mendojnë që tani për të sezonin e ardhshëm. Pikëpyetja më e madhe ka të bëjë më Ronaldon, fenomeni portugez është nën kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2022, nëse nuk largohet në fund të sezonit, e sigurt është se nuk do të qëndrojë deri në fund të kontratës, nga Amerika mund t’i paraqesin një ofertë të parezistueshme. Pikëpyetja tjetër ka të bëjë me të ardhmen e Alegrit, drejtuesit e klubit nxituan për ta konfirmuar në përfundim të sfidës kundër Ajaksit, por gjërat mund të ndryshojnë shumë deri në fund të sezonit, Konte qëndron pas porte për të shfrytëzuar çdo rast. Një largim i sigurt është ai i mbrojtësit Barzajli, Juve duhet të futet në merkato për ta zëvendësuar.




Duglas Kosta gjithashtu është me valixhe në duar, braziliani nuk arriti kurrë të përshtatej as në Torino. Gjithashtu, statusin si të paprekshëm e ka humbur edhe Miralem Pjaniç. Nuk është aspak e sigurt as e ardhmja e Dibalas; nëse Alegri qëndron, largimi i tij është thuajse i sigurt. Në hyrje, emri më i rëndësishëm që po qarkullon së fundmi është ai i Salah. “Faraoni” egjiptian me sa duket ka prishur marrëdhëniet me Klop, nëse do të largohet nga Liverpuli në fund të sezonit, Juve do të provojë ta bindë. Mauro Ikardi mbetet gjithnjë një temë e hapur. Për sa kohë Interi nuk e ka blinduar, argjentinasi mbetet një kandidat për sulmin bardhezi. Për mbrojtjen, dy kandidatë vijnë nga La Liga. Varane është një emër që josh shumë “Zonjën e Vjetër”, një mbrojtës që i shkon përshtat mënyrës se si Juve luan futboll, në Torino do të ishte i mirëpritur për sa kohë Reali ka vendosu ta nxjerrë në shitje, emri tjetër është ai i Umtiti, mbrojtësi i Barcelonës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.