Kryesore

Divorci/ Flet Kujtim Gjuzi: Po ndahem pas mesazhit fyes të kunatës

14:47 - 19.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa pret rradhën për të marrë mandatin e tij si deputet, duket se gjërat s’kanë ecur edhe aq mirë në jetën e tij private. Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, po divorcohet nga gruaja. I kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, Gjuzi ka shpjeguar se ditën e sotme ka qenë një seancë, e cila nuk është  mbajtur. Deputeti i ardhshëm bën me dije se këto lajme publikohen tani nga armiqtë e tij në politikë, që janë shtuar shumë kohët e fundit. “Më kanë hyrë edhe në shtëpi, jo vetëm me lajme.  Në datë 19 shkurt kunata ime, motra e gruas më ka nisur një mesazh fyes, shumë fyes dhe unë i kam bërë një kallëzim penal zonjës.




Bashkëshortja më ka kërkuar ta tërheq kallëzimin dhe unë i thashë jo, nuk e tërheq. Të nesërmen, pra me datë 20 shkurt ajo ka paraqitur një kërkesë për divorcë. Si unë dhe bashkëshortja jemi ende në një shtëpi, pra nuk është përfundimtare ndarja. Them që më janë futur në shtëpi, pasi nipi i kunatës dhe gruas time është nënkryetar i bashkisë Shkodër. Kanë ndërhyrë gjithandej me presione dhe kërcënime që unë mos të marrë mandatin”, është shprehur Kujtim Gjuzi në prononcimin dhënë Gazetës Shqiptare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.