SPORT

FSHF shkërmoq Besën, rrëzohet kërkesa e Ngo për falje

12:25 - 19.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk kanë fund dënimet e FSHF-së, por dhuna në futbollin shqiptar vijon të prezente në forma të ndryshme. Pezullimi ekzemplar i Kamzës nuk ka pasur asnjë efekt, këtë herë dhuna u shfaq në Kategorinë e Parë në sfidën Besa-Bylis, një ndeshje e cila nuk u luajt deri në fund, pasi tifozët goditën me sende të forta gjyqtarët e këtij takimi dhe shkaktuan akte dhune. Me këtë motivacion, Komisioni i Disiplinës ka dënuar ekipin e Besës me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0, gjithashtu është e detyruar të luajë 8 ndeshje pa tifozë në stadiumin përkatës.




Pjesë e vendimeve të Komisionit të Disiplinës ka qenë edhe sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngoo. Disiplina nuk ka marrë parasysh kërkesën e gjigantit anglez për faljen e pjesës së mbetur të dënimit prej 5 ndeshjesh, duke e konsideruar këtë kërkesë si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive. Në këtë kushte, klubit bardheblu nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të shlyejë me gjobë pjesën e mbetur të dënimit, pasi Ngoo është i domosdoshëm për kryeqytetasit në këtë fundsezoni. Drejtuesit e klubit të Tiranës e kanë konfirmuar këtë lajm, konvertimin e dënimit me gjokë. Ngoo u pezullua me 5 ndeshje pas konfliktit verbal që pati me presidentin e Laçit, Pashk Laska.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.