AKTUALITET

Gati amnistia për të burgosurit/ Gjonaj: Ja kur votohet në Kuvend

17:23 - 19.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Vlora ministrja Gjonaj konfirmoi se ligji për amnistinë së shpejti do të kthehet në parlament për t’u votuar nga opozita e re. ‘Grupi i punës është mbledhur dhe po punon për amnistinë, por do të merret parasysh edhe ndikimi që mund të ketë në fushatë”,  tha ajo. Gjonaj gjatë prezantimit të  marrëveshjes për zbatimin e masave alternative të shmangies nga ndjekja penale për të miturit në konflikt ka deklaruar se marrëveshja synon një tjetër formë trajtimi të të miturve që kanë probleme me drejtësinë. Lidhur me të miturit që kanë qenë apo janë pjesë e IEPV Vlorë, ministrja Gjonaj ka thënë se tashmë në këtë paraburgim prej pak kohesh nuk ka më të mitur në pritje vendimi. Këta të mitur janë transferuar në paraburgimin e Kavajës.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.