SPORT

Hamdi Salihi, pjesë e stafit të Edoardo Rejas

09:23 - 19.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më duhet pak kohë për të njohur skuadrën dhe si punohet në federatë”. Kjo ishte një nga deklaratat e Edi Rejas gjatë prezantimit si trajner i Kombëtares së Shqipërisë. Por, për ta përshpejtuar këtë proces, tekniku do të ketë ndihmën e një personi që ka luajtur gjatë dhe e njeh shumë mirë përfaqësuesen kuqezi. Përveç Ervin Bulkut, tashmë pjesë e pandarë e stafit teknik, në krah të Edi Reja do të jetë edhe Hamdi Salihi.




Ish-sulmuesi u tërhoq nga futbolli vetëm pak javë më parë, duke njoftuar nisjen e një aventure të re. Burime të “BalkanWeb” pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë të ditur se shkodrani do të jetë pjesë e stafit të trajnerit të ri në Kombëtaren e Shqipërisë. Hamdi Salihi pati një takim me teknikun italian menjëherë pas prezantimit të tij zyrtar në pankinën kuqezi, ndërsa edhe gjatë paradites të së enjtes, të dy ata janë parë bashkë. Ende mbetet për t’u mësuar se cili do të jetë roli i ish-sulmuesit në stafin teknik të përfaqësueses, megjithëse me shumë mundësi, mund të ketë një detyrë të lidhur me përgatitjen e sulmuesve. Një rol i tillë i ishte besuar Erjon Bogdanit në vitet e para të Xhani De Biazit në pankinën kuqezi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.