AKTUALITET

Instituti i Vjenës: Rritja rezulton 4 herë më e madhe se inflacioni

19:22 - 19.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria është cilësuar si vendi me rritjen më të madhe të pagave në rajon. Rritja rezulton të jetë katër herë më e madhe se inflacioni. Të dhënat janë bërë publike nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike, i cili ka publikuar një studim në lidhje me ecurinë e çmimeve të konsumit në vendet e Europës Qendrore dhe Juglindore. Inflacioni krahasohet edhe më indikatorë të tjerë, siç janë pagat. Nga të dhënat rezulton se Shqipëria është një ndër vendet që ka njohur rritjen më të madhe nominale të pagave, bindshëm përtej normës së inflacionit.




Sa u përket pagave, me një rritje pranë 10%, rezulton se Shqipëria është e 8-ta në rajon në terma rritjes. Për Shqipërinë, pagat janë rritur me të paktën 7 pikë përqindje përtej hapit të rritjes së çmimeve të konsumit. Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria rezulton të jetë e para, si për rritjen e pagave, ashtu edhe për diferencën mes këtij indikatori dhe atij të inflacionit. Sa i përket normës së ulët të inflacionit në të gjithë Europën Qendrore dhe Juglindore, Instituti i Vjenës jep disa arsye. Një ndër to u referohet çmimeve mjaft të ulëta të ushqimeve në nivel global. Që prej vitit 2011, indeksi global i çmimeve të ushqimit ka rënë me 27%. Një arsye tjetër vlerësohet të jenë normat e larta të kursimit të familjeve, apo edhe ecuria e çmimeve në Eurozonë, si dhe integrimi më i madh i rajonit. Tjetër arsye vlerësohet edhe kursi i këmbimit, duke qenë se për pjesën më të madhe të vendeve të rajonit, mallrat e konsumit prodhohen jashtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.