BLUETOOTH

Kur socialistët i marrin infot në celular

16:00 - 19.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Siç vërehet qartë në këto dy foto, Fatmir Xhafaj dhe Bashkim Fino, e kanë marrë informacionin për dorëheqjen e Ilir Metës pikërisht nga celulari. Kanë dalë në një pushim në mbledhjen e Asamblesë por më shumë i janë dhënë celularit të tyre sesa bisedave që mund t’u jepnin të tjerët. Dhe sikurse duket qartë, ka shumë mesazhe për të cilat, ata nuk janë të detyruar të kthejnë përgjigje. Mjaft që lajmi i mirë ka ardhur jo vetëm në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, por edhe në telefonat e tyre. Të paktën tani socialistët ndihen më të qetë se kanë fituar një betejë të parë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.