SPORT

Rashford humbi letrën, Ter Shtegen zbuloi strategjitë e Junajtidit

13:26 - 19.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një moment interesant është regjistruar në “Camp Nou”, në sfidën e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Mançester Junajtid. Janë të shumta mënyrat që trajnerët kanë gjetur për të udhëzuar futbollistët në fushë për strategjitë ndaj kundërshtarit apo lëvizjet e skemave gjatë lojës.




Një përpjekje të tillë ka bërë edhe trajneri i Junajtid, i cili ka shkruar një copë letër teksa ia ka dorëzuar Rashford, por sulmuesi nuk është treguar i kujdesshëm, teksa e ka humbur pas një dueli me Pikenë. Me letrën e cila ka rënë në hyrje të zonës katalanas, portieri Ter Shtegen nuk ka rezistuar dot dhe është afruar për të parë se çfarë kishte shënuar tekniku i “Djajve të Kuq”, duke “spiunuar” kështu në një farë mënyre kundërshtarët. Në letër ishte një udhëzim ndaj skuadrës për të ndryshuar rreshtimin në fushë, por letra përfundoi në duart e gabuara. Një moment që nuk është humbur nga telekamerat teksa video e gardianit të Barcelonës është kthyer virale në rrjetet sociale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.