Aktualitet

Shanahan: Jemi partnerë të fortë me Shqipërinë, Rusia rrezik     

17:47 - 19.04.19 gsh

Sekretari i Mbrojtjes në detyrë Patrick Shanahan priti të enjeten në Pentagon ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë Olta Xhaçka, takim që riafirmoi marrëdhëniet e rëndësishme në fushën e mbrojtjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.



Shanahan-Xhaçka diskutuan rreth një game të gjerë çështjesh, përfshirë kontributin e rëndësishëm të Shqipërisë në operacionet e SHBA-së dhe NATO-s në rajon dhe anagzhimin e tyre të vazhdueshëm për të luftuar aktivitetet malinje të Rusisë në Ballkan. Në takim u ra dakord mbi rëndësinë e ndarjes së barrës së shpenzimeve brenda aleancës. Sekretari Shanahan vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë për të arritur qëllimin e samitit të Uellsit, duke përmbushur objektivin që lidhet me shpenzimet e mbrojtjes, deri në vitin 2024.Vizita në Uashington e ministres së Mbrotjes së Shqipërisë Olta Xhaçka dhe takimi me sekretarin e Mbrojtjes në detyrë Patrick Shanahan, nxori në pah shqetësimin rreth ndikimit rus në rajon. Si përgjigje ndaj pyetjes së Zërit të Amerikës, sekretari Shanahan tha se rreziku që paraqet Rusia në Ballkan është një nga arsyet kryesore të zhvillimit të këtij takimi.

“Kjo është një nga arsyet kryesore pse po takohemi sot. Është rrezik dhe ndaj jemi partnerë të fortë”, tha zoti Shanahan për Zërin e Amerikës.Në komentet e tij në fillim të takimit, zoti Shanahan vlerësoi bashkëpunimin e fortë mes dy vendeve duke përmenduar ndër të tjera agazhimin e Shqipërisë me trupa në Afganistan apo objektivin e shpallur nga pala shqiptare në kuadër të NATO-s për të paguar 2 për qind të Produktit të saj të Brendshëm Bruto, për mbrotjen.

“Marrëdhënia mes dy vendeve është e fortë. Dua t’ju falenderoj për kontributin dhe faktin që keni qenë një aleat model”, shtoi zoti Shanahan.Kjo është vizita e dytë brenda një viti e ministres shqiptare të Mbrotjes Olta Xhaçka. Gjatë kësaj vizite u njoftua marrëveshja e arritur me Departamentin amerikan të Mbrotjes në funksion të modernizimit të forcave ajrore shqiptare, e cila parashikon marrjen e disa helikopterëve Black Hawk. Fillimisht Shqipëria do të marrë 3 helikopterë. Një tjetër projekt lidhet me rritjen e aftësive kibernetike të Shqipërisë.Zonja Xhaçka tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë një mik i madh dhe aleat i popullit shqiptar dhe se pa mbështetjen dhe angazhimin bujar të tyre, siç tha ajo, fati i rajonit do të kishte qenë shumë ndryshe.

“Më lejoni të shpreh mirënjohjen e qeverisë shqiptare për administratën e amerikane për të qëndruar në mënyrë të vendosur me ne, në reformat kryesore që po ndërmarrim për të ndërtuar institucione më të forta demokratike dhe për të forcuar sundimin e ligjit. Veçanërisht për reformën në sistemin tonë të drejtësisë, i cili është vendimtar për procesin e pranimit në BE.“Së fundi, por sigurisht jo për nga rëndësia, shpresojmë që brenda këtij viti të nisim punimet në bazën e parë ajrore të Aleancës në rajonin tonë, në Kuçovë, një zhvillim që besoj se e njeh rolin e Shqipërisë si një spirancë e stabilitetit në rajon dhe rrit rëndësinë tonë strategjike për Aleancën në tërësi”, tha zonja Xhaçka.Duke iu referuar bazës në Kuçovë Ministrja Xhaçka tha se ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm për një rajon që në vitet e fundit është bërë një pikë e nxehtë e rivaliteteve gjeopolitike dhe dëshmitar i një përpjekjeje shumë të bashkërenduar për të minuar sigurinë dhe stabilitetin.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *