SPORT

Turpëroi Shqipërinë, Skocia shkarkon trajnerin MekLish

11:24 - 19.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Emrat që të shkojnë ndër mend janë shumë, pasi Kristian Panuçi mori rezultate vërtet zhgënjyese në krye të Shqipërisë, në disa raste edhe goleada, të cilët mërzitën jo pak tifozët e Kombëtares, që ishin mësuar me tjetër lojë e tjetër rendiment të ekipit kuqezi. Por, ai që është shkarkuar, quhet Alan MekLish, trajneri i Skocisë, i cili triumfoi të dyja ndeshjet ndaj Shqipërisë me rezultatin 2-0 dhe 4-0, ku padyshim pokeri i pësuar në “Loro Boriçi” ishte edhe më i dhimbshmi për tifozët kuqezi. Humbja 3-0 në Kazakistan nuk është përtypur nga drejtuesit e Federatës së Skocisë, që kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin, nën drejtimin e të cilit Skocia arriti rezultatin më të mirë të 20 viteve të fundit, duke u renditur e para në Ligën C të Nations League.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.