BOTA

Votoi partinë e gabuar, pret gishtin tregues si dënim

15:33 - 19.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shtetas indian ka prerë gishtin e tij tregues, pasi votoi partinë e gabuar.




Videoja është bërë virale, ndërkohë raportohet se Pawan Kumar votoi aksidentalisht për Partinë qeverisëse Bharatiya Janata (BJP).

Ai donte të votonte për një parti rajonale, por u hutua nga simbolet e shumta gjatë votimit.

Shtetasi në fjalë votoi të enjten (18 prill) në Bulandshahr, në shtetin verior të Uttar Pradesh, teksa ishte faza e dytë e votimit në zgjedhjet e përgjithshme indiane.

“Doja të votoja për elefantin, por unë votova për lulen gabimisht”, thotë Kumar në video.

Ai i referohet simboleve të partisë të shfaqura në makinerinë e votimit pranë emrit të secilit kandidat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.