AKTUALITET

Video/ Aksident i rëndë në Fushë-Krujë. Dëmtohet makina, por nuk gjendet shoferi

10:05 - 20.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë – Milot, kur një autoveturë tip “Mercedes Benz” me targë DR 1559 E ka dalë nga rruga duke bërë disa saltro e ka përfunduar përmbys jashtë rruge.




Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, kur makina ka goditur një shtyllë elektrike 6000 volt duke e këputur në disa pjesë. Gjatë rënies, shtylla e goditur ka këputur dhe një shtyllë tjetër e për pasojë një pjesë e zonës ka mbetur pa energji elektrike.

Por, ndonëse makina është dëmtuar shumë pasi aksidenti ka qenë i fortë, asnjë person nuk është paraqitur në spital thotë policia.

Ndaj sipas policisë, dyshohet se personat që udhëtonin në të mund të jenë persona me probleme ose mund të kenë shkuar direkt në spitalin ushtarak Tiranë.

Policia po punon për identifikimin e pronarit të mjetit në mënyrë që të hidhet dritë mbi aksidentin enigmatik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.