BOTA

Arrestohen 2 adoleshente amerikane, planifikuan 9 vrasje

16:20 - 20.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat amerikane raportojnë se dy vajza adoleshente të Shkollës së Mesme në Avon Park po përballen me akuzat e tantativës për të vrarë 9 persona. Adoleshentet e akuzuara janë  Delaney M. Barnes dhe Solonge N. Green, të dyja 14 vjeçe.




Ata u arrestuan, pasi një mësues i shkollës zbuloi fletore të tyre, ku shkruhej saktësisht plani i tyre për të vrarë 9 vetë dhe më pas për të djegur e varrosur trupat, që mos të linin prova. Mësuesi u tha hetuesve të Zyrës së Sherifëve të Qarkut Highlands se ajo që shkruhej në letër ishte e tmerrshme.Pavarësisht se një nga adoleshentet u shpreh se e gjitha ishte shaka, zyrtarët policorë deklaruan se nuk mund të ketë shaka me të tilla gjëra. Mësuesi deklaroi se në fletore kishte të shkruar gjëra të tilla si: “Informacion privat”, “Mos hap” dhe “Projekti 11/9”

Vajzat u dërguan në paraburgim. Ata po përballen me akuza për 9 vrasje dhe 3 rrëmbime. “Nuk ka rëndësi nëse ato mendonin se kjo ishte një shaka”, tha Scott Dressel, zëdhënës i Zyrës së Sherifit të Qarkut Highlands. Ai shtoi se nuk mund të bëhet shaka me jetët e njerëzve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.