Show-Bizz

Dikur emigrant, Liçaj: S’iki nga Shqipëria, jam i lumtur me varfërinë time

15:40 - 20.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Neritan Liçaj është një prej aktorëve që shpesh ngre zërin mbi padrejtësitë e popullit apo të vendit ku ai jeton, por edhe si pjesë e aktorëve të skenës që janë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Për herë të parë ai pranoi në emisionin “Late Night Show” se nuk do të largohet nga Shqipëria, do të jetojë këtu sepse është i lumtur.




“Isha emigrant në Itali dhe kam punuar e jetuar shumë mirë. Erdha se u ndjeva i huaj, ndihesha i huaj. Të zgjedhurit e vendit ku jeton është e drejta jote. Vetëm një gjë nuk mund të zgjedhë njeriu, nënën dhe babën. Të tjerat zgjedhësh, edhe fenë, edhe vendin ku do të jetosh është e drejta jote. Dikush ka preferuar të jetoj jashtë por unë kam preferuar të jetoj këtu. Vendosa që gjithë energjitë e mia modeste t’i investoj këtu. 

Gjërat nuk i mas me jam mirë, nuk jam mirë. Jam i lumtur me varfërinë time. Nuk pretendoj të bëhem miliarder, nuk e kam problem. Me këtë thjeshtësinë time jam shumë i lumtur unë dhe bashkëshortja ime. Por preferoj të jetoj në vendin tim, që përpëlitet, gjakoset, theret grihet me veten e vet, por jetohet sesa në Zvicër ku nuk zihet as kosi.”- u shpreh aktori Neritan Liçaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.