AKTUALITET

Hahn: Legjislacioni i pronave mbetet shumë i fragmentarizuar

15:10 - 20.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioneri i BE, Johannes Hahn, në një intervistë për “DW” u shpreh se kuadri ligjor për të drejtat e pronës në Shqipëri ka dobësi ligjore dhe teknike. Sipas tij, ende edhe gati 30 vite nga rënia e regjimit komunist, Shqipëria nuk ofron siguri juridike për pronat dhe se kuadri ligjor që e trajton këtë çështje është i komplikuar. “Përmbyllja e sigurisë ligjore dhe qartësia e titujve të pronësisë nuk është arritur ende plotësisht, pavarësisht nga vazhdimi i përpjekjeve për arritjen e tyre. Copëzimi, fragmentarizimi ligjor, zbrazëtitë në sistemin e regjistrimit dhe zbatimi i tij në këtë fushë mbeten të adresohen në të gjithë vendin”, – tha Hahn.




Ai është ndalur edhe te dy nismat e fundit ligjore të qeverisë, që trajtojnë çështjen e pronës në bregdet, përfshi edhe atë të minoritetit grek të pretenduar se jeton në zonën e Himarës. Sipas tij, KE është duke e ndjekur me vëmendje këtë situatë, ndërsa bën apel që çdo nismë e tillë të jetë e mirëpranuar dhe gjithëpërfshirëse. “Komisioni Europian është i vetëdijshëm për shqetësimet ndaj vendimeve të fundit, të miratuara nga qeveria shqiptare, lidhur me menaxhimin e tokës përgjatë zonës jugore bregdetare dhe vazhdon të angazhohet me autoritetet kompetente në këtë drejtim. Duke pasur parasysh rëndësinë e temës në vend, është vendimtare që çdo masë e mëtejshme të jetë pjesë e një procesi të hapur dhe gjithëpërfshirës dhe të përshtatet në një plan të strukturuar reformash”, tha Hahn. Më tej, ai shtoi se të drejtat e pronësisë po monitorohen nga BE-ja si pjesë e kuadrit të të drejtave themelore të njeriut dhe se Komisioni Europian po shqyrton mundësitë ta mbështesë Shqipërinë në trajtimin e situatës problematike lidhur me të drejtën e pronës, në linjë me standardet ndërkombëtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.