SPORT

Juve-Inter, merr jetë shkëmbimi Dibala-Ikardi

15:01 - 20.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ishte folur edhe më parë, madje duke krijuar shumë polemika. Mauro Ikardi që transferohet te Juventusi nuk është vetëm një fantazi dhe kjo mundësi pritet të kthehet sërish në skenë për të pështjelluar merkaton e verës. Të bindura për këtë janë mediat italiane. Sipas tyre, klubi juventin nuk ka hequr dorë nga mundësia për të transferuar sulmuesin e Interit. Në tavolinë janë disa opsione, por ajo që duket më e mundshmja për të finalizuar këtë operacion lidhet me shkëmbimin e Mauro Ikardi me Paulo Dibala. Ky skenar mbështetet edhe në situatën aspak të mirë që po kalojnë dy futbollistët në skuadrat e tyre.




Raporti i vështirë i Ikardit me Interin tashmë është i njohur. Atij iu hoq shiriti i kapitenit, ndërsa edhe pas rikthimit në fushë, një pjesë e mirë e tifozëve zikaltër është kundër tij. Nga ana tjetër, Paulo Dibala ka humbur shkëlqimin te Juventusi dhe tashmë konsiderohet si një zgjedhje e dytë. Ky vlerësim nuk i pëlqen aspak sulmuesit, që po mendon largimin, edhe pse kalimi te Interi nuk është një opsion që pritet me entuziazëm nga vetë futbollisti. Në këtë shkëmbim të mundshëm nuk duhet nënvlerësuar roli i drejtuesëve të dy klubeve. Fabio Paratiçi, drejtori sportiv i Juventusit nuk e ka fshehur asnjëherë stimën e tij për Mauro Ikardi, ashtu si administratori i deleguar i Interit, Beppe Marota, që me Paulo Dibala ka një raport të shkëlqyer.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.