BLUETOOTH

Perfekte apo natyrale? VIP-at që pranuan ndërhyrjet në trupin e tyre

19:40 - 20.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Nga Bleona Qerreti te Venera Lumani, të famshmit që dolën sheshit




Dikush me strija e kush me bark jo të sheshtë, çfarë ndryshimesh bënë në pamje

Të kesh një trup perfekt dhe një fytyrë të përsosur është shumë e vështirë ditët e sotme, sidomos nëse je personazh i njohur. Ndërhyrjet nga format e vendet më të ndryshme janë bërë tendencë tashmë dhe falë fotove që postojnë, ne me sy të lirë arrijmë të shohim diferencën. Por të rrallë janë ata VIP-a që i pranojnë këto ndërhyrje, dhe jo sepse janë kapur mat, por sepse e pranojnë me krenari, disa prej tyre, dhe domosdoshmëri një proces të tillë. Më poshtë ju listojmë vetëm disa prej tyre që patën kurajën që të parat të pranonin se kishin bërë dhe bëjnë ndërhyrje estetike në pamjen e tyre. Epo në fund të fundit, siç ka thënë dhe Beyonce në një nga këngët e saj, “beauty hurts”( bukuria të dhemb)!

 

Fjolla Morina

Fjolla Morina ka pranuar publikisht dhe pa hezitime se ka bërë ndërhyrje në trupin e saj. Pas shumë kohësh si personazh publik këngëtarja pranoi se doktori plastik ka ndërhyrë mjaft ne jetën e saj. E ftuar në emisionin Zonë e Lirë në Klan Tv, ka thënë se ka fryrë buzët, sepse këtë e bëjnë të gjithë tani. Ndërsa e pyetur nga Arian Çani nëse i ka bërë të pasmet, Fjolla e ka pranuar edhe këtë! “Pas lindjes së vajzës hoqa dhjamin nga barku dhe e vura tek të pasmet dhe tani duken bukur”,-ka thënë Fjolla.

Venera Lumani

Ajo është një nga këngëtaret më të njohura dhe më të dashura të showbiz-it shqiptar. Venera Lumani është shpallur si zëri më i mirë shqiptar gjatë edicionit të dytë të “The Voice of Albania”. Ndërkaq ajo ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale, që nuk heziton të ndajë me fansat dhe publikun që e ndjekë atë. Në programin “Pop Culture” në Top Channel, Lumani tregon se ka bërë hundën operacion.

 

Flaka Krelani

Këngëtarja ka pranuar se ka realizuar disa ndërhyrje, e kjo është hera e parë që Krelani flet publikisht për këtë pjesë. “Nuk ka preferuar t’i përgjigjem kësaj pyetje, por ndjej se ka ardhur koha të jem e sinqertë me publikun”,-është shprehur fillimisht Flaka. “Të gjithë bëjnë ndërhyrje në ditët e sotme që të ndihen mirë. Unë dua të dukem bukur në skenë. Nuk mendoj se ka diçka të keqe këtu”,-ka shpjeguar këngëtarja.

Genta Ismajli

Fotot e kohëve të fundit, me një pamje tjetër të këngëtares së njohur shqiptare Genta Ismajli, kanë ngjallur dyshime e komente edhe në rrjetet sociale. Ka bërë apo nuk ka bërë ndërhyrje plastike? Make up-i i rënduar, flokët me nuancë më të çelur, por edhe ndonjë ndërhyrje e vogël (e dyshuar) e Gentës në fytyrë i kanë dhënë asaj një pamje të re, ndryshe nga ajo që kemi njohur. Ndërhyrjet në fytyrë të Gentës janë kthyer diskutim, ndaj, për t’u dhënë fund të gjitha komenteve lart e poshtë, Genta ka pranuar publikisht çfarë ka ndryshuar te vetja. E ftuar në ‘Prive’ për të rrëfyer projektet e reja dhe planet e këtij viti, Genta nuk i ka shpëtuar dot pyetjes për ndërhyrjet plastike, pas së cilës është treguar e hapur: “Përveç buzëve që i kam bërë përkohësisht, i kam mbushur pak, sepse gjithmonë kam pasur qejf t’i kem buzët e trasha dhe kur ka dalë filli për t’i bërë buzët e trasha jam gëzuar shumë, asgjë tjetër. E adhuroj Angelina Jolie dhe ia dua shumë buzët dhe kam qejf që t’i bëj ashtu, madje edhe më shumë kam qejf”, – thotë Genta. Por përveç buzëve, nuk ka bërë asnjë ndërhyrje tjetër: “Operacione plastike nuk kam, nuk kam bërë askund dhe as nuk mendoj të bëj. Ndoshta kur të jem 70 – 80 vjeç, nëse jam gjallë, por tani jo. Nuk kam asnjë operacion plastik. Unë s’e di pse po e keqkuptojnë operacionin plastik me një mbushje të vogël, ndërhyrje”.

Irma Libohova

E ftuar në emision “E diell” këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare Irma Libohova ka pranuar se ka kryer ndërhyrje estetike në portretin e saj. Megjithatë ajo i ka cilësuar këto ndërhyrje si normale për moshën e saj dhe duke theksuar se do të ishte mirë që vajzat e vogla 20-vjeçare të mos i kryenin. “Kam bërë ndërhyrje të vogla, në moshën time janë normale, uroj mos t’i bëjnë të voglat, vajzat 20 vjeçare”,-u shpreh ajo.

Albërie Hadërgjonaj

Ajo është ndër këngëtaret e pakta që e ka pranuar se në fizikun e saj, ka kryer ndërhyrje estetike. Albërie Hadërgjonaj, e pranon se bën botox herë pas here dhe se i ka mbushur buzët, ndërsa në publikimet e fundit në ‘Instagram’, ajo thotë se ka shkuar te një kirurg, për të ndërhyrë në rrathët e zi poshtë syve. Këngëtarja tregon hap pas hapi se cilat ndërhyrje do i kryejë e madje ka edhe një porosi: “Kujdesuni për veten, për burrat e për dashnorët tuaj. Secila duhet të duket bukur”,-ka thënë këngëtarja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.